Dënohet me 25 vite burg Klement Çala, i arratisur nga burgjet greke

Dënohet me 25 vite burg Klement Çala, i arratisur nga burgjet greke

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 25 vite burg të arratisurin nga burgu grek i Trikalasë, Klement Çala, i cili është dyshohet si një ndër organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve, pranë Rinasit një vit më parë.

Dënimi i Gjykatës ka qënë burgim i përjetshëm, por Çala përfiton gjykim të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite.

Vendimi për Çalën është dhënë në mungesë pasi i pandehuri ndodhet në arrati.

Për këtë arsye, gjykimi i tij për krimin e kryer në shtetin grek është bërë në mungesë pas transferimit të dosjes në Shqipëri.

Prokurori Besnik Muçi kërkoi burg përjetë, kërkesë e cila është pranuar nga trupi gjykues.

Klement Çala është anëtar i bandës së Ilir Kupës të cilët u arratisën nga burgu grek i Trikalasë në vitin 2013.

Ai akuzohet edhe për grabitjen e ndodhur në Rinas, ku nën kërcënimin e armëve kallashnikov u morën rreth 3.2 milionë dollarë.

EMISIONET