Dënohet me 24 vjet burg Edison Alikaj, tentoi të vriste tre persona

Dënohet me 24 vjet burg Edison Alikaj, tentoi të vriste tre persona

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 24 vjet burg Blendo Alikaj, alias (Edison) i akuzuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë ndaj tre personave në një lokal të qytetit të Vlorës në janar 2017.

Gjyqtari Skënder Halucaj dha dënimin duke e shpallur fajtor për vrasje me dashje në rrethana cilësuese ngelur në tentativë, parashikuar nga neni 79/dh e 22 i Kodit Penal, mbajtje pa leje të armëve shoërthyese e municioneve.

Vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit 27 nëntor 2017 dhe dënimi do të kryhet në një nga institucionet e sigurisë së lartë.

Ngjarja 

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 4 janar 2017 rreth orës 22:00 në lagjen Hajro Cakërri, të Vlorës kur është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të shtetasit Irfan Sheko. Nga të shtënat mbetën të plagosur vëllezërit Marsel Sheko, Zhaver Sheko dhe Flavio Kamberi.

Në vendngjarje në cilësinë e provës matiriale u gjetën 13 gëzhoja armë zjarri model 56.

Vëllezërit kanë identifikuar përmes sistemit TIMS autorin, Blendo Alikaj i cili ka qenë klienti i rregullt i lokalit të tyre

EMISIONET