Dënohet me 10 vite burg shkrimtarja për romanin mbi seksin homoseksual

Dënohet me 10 vite burg shkrimtarja për romanin mbi seksin homoseksual

Një shkrimtare kineze është dënuar me 10 vite burg për shkrimin dhe shitjen e një romani që paraqiste skena seksi homoseksualësh.

Shkrimtarja, e identifikuar si Liu, u dënua nga një gjykatë në provincën Anhui muajin e kaluar për prodhimin dhe shitjen e "materialit të turpshëm".

Romani i saj, i titulluar "Occupation", paraqiste 'sjellje homoseksuale mashkullore ... duke përfshirë aktet perverse seksuale si shkelje dhe abuzime'.

Por dënimi i saj për një periudhë të gjatë ka shkaktuar 'protestë' nëpër mediat kineze.

Sipas Beijing News, Liu, e njohur më mirë me emrin e saj online Tian Yi, ka paraqitur një apel në gjykatë.

Pornografia është e paligjshme në Kinë.

Më 31 tetor, Liu u dënua me burg nga Gjykata Popullore e Wuhu për realizimin dhe shitjen e "materialit të turpshëm" për fitim, sipas lajmeve lokale lajme Wuhu.

Megjithatë, detajet dolën në mediat kineze vetëm këtë javë.

Zyrtarët e policisë u njoftuan së pari për romanin e saj pasi filloi të fitojë popullaritet online.

Liu raportohet se ka shitur mbi 7.000 kopje të Occupation dhe romane të tjera erotike dhe ka bërë  21.604 dollarë fitim, njoftoi Global Times.

Por shumë përdorues të medias sociale argumentuan se dënimi që ajo mori ishte i tepruar.

"10 vjet për një roman? Kjo është shumë,"-tha një përdorues i mediave sociale në Weibo.

Një tjetër i referohej një incidenti në vitin 2013, ku një ish-zyrtar u dënua me tetë vjet burg për përdhunimin e një vajze katërvjeçare.

"Ata që janë shpallur fajtorë për përdhunim marrin më pak se 10 vjet burg. Kjo shkrimtare merr 10 vjet,"-shtoi një përdorues tjetër i Weibo.

EMISIONET