Lajme të këqija për Italinë dhe  për Venturën në prag të ndeshjes së parë play-off me Suedinë.

Simone Zaza është larguar para kohe nga stërvitja me grupin për shkak të një dhimbjeje në gjurin e tij të majtë.

Sulmuesi i cili po kalon një formë mjaft të mirë me Valencia-n, pritet të humbasë sfidën me suedezët dhe vendin e tij pritet t’a zë njëri nga Belotti ose Eder.

Për Ish trajnerin e Torinos pritet të ketë shumë punë, pasi dëmtimi i Zaza ndodhi vetëm një ditë para takimit dhe Ventura duhet të vendosë sa më shpejt për titullarin. 


/Ora News.tv/