Shtohen dhimbjet e kokës për teknikun Massimiliano Allegri në prag të ndeshjes së kësaj fundjave përballë Sassuolos.  

Pas dëmtimit të gjatë të Leonardo Spinazzola, Allegri nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin me mjaft eksperiencë, Andrea Barzagli . 37 vjeçari italian pësoi një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme.

Një deklaratë nga stafi mjekësor i Juve konfirmoi se do të vlerësohet gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa mbetet në dyshim për duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias.

/Ora News.tv/