Dëmtohet ylli brazilian, humb duelin me Napolin

Dëmtohet ylli brazilian, humb duelin me Napolin

Dhimbje kokë për Thomas Tuchel në prag të ndeshjes së të mërkurës ndaj Napolit.

Tekniku gjerman nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin brazilian, Thiago Silva i cili ka munguar në seancën stërvitore të ekipit që prej të premtës, duke vendosur në dyshim prezencën e tij në duelin e "Parc des Prince".

Ish-mbrojtësi i Milanit, ishte një mungesë e rëndësishme edhe në fitoren që parisienët morën në fundjavë kundër Amiens.

Sidoqoftë, Tuchel do të ketë të gatshëm Angel Di Maria dhe Marco Verrattin për duelin e nesërm, i cili është programuar për tu luajtur në orën 21:00.

EMISIONET