Pas barazimit me Cagliarin, vazhdojnë dhimbjet e kokës për trajnerin e Lacio-s, Simone Inzaghi.

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ka pësuar një dëmtim ndaj skuadrës nga Sardegna. Gardiani 22 vjeçar është paraqitur në qendrën mjekësore të klubit, në "Paideia" për të kryer kontrolle më të hollësishme.

Ylli i Lacio-s nuk do të paraqitet nesër në seancën stërvitore ndërsa pritet për të vendosur nëse Strakosha do të udhëtoj me skuadrën në transfertën ukrainase kundër Dinamo Kiev.

/Ora News.tv/