Dëmtohet Krymi, mesfushori humbet ndeshjen me Teutën

Dëmtohet Krymi, mesfushori humbet ndeshjen me Teutën

Shtyrja e ndeshjes me Lushnjën ka bërë që në Shkodër të nisin prej disa ditësh përgatitjet për sfidën e rradhës, atë përballë Teutës.

Shkodranët momentalisht ndodhen në vendin e parafundit dhe kërkojnë të dielën në “Niko Dovana” vetëm fitoren ndaj durrsakëvë, për t’iu larguar zonës së ftohtë.

Në prag të kësaj sfide mjaft delikate tekniku Ernest Gjoka nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Ardit Krymi, pasi dyshohet se shkodrani ka pësuar një tërheqje muskulare në grumbullimin me kombëtaren shpresa dhe se nuk është i gatshëm për të luajtur ndaj Teutës.

Kështu, në vend të Krymit pritet të aktivizohet mesfushori Florind Bardulla.

Gjithashtu, ndaj Teutës, pritet të grumbullohet edhe lojtari i ardhur nga Vllaznia B, Arsen Hajdari.

EMISIONET