Dëmtohet Kane, Tottenham "fluturon" në vendin e 3-të

Dëmtohet Kane, Tottenham "fluturon" në vendin e 3-të

Tottenham ka "harruar" eliminimin nga Champions League, me "gjelat" që mposhtën në transfertë Bournemouth 4-1.  

Një takim i nisur në malore për të besuarit e Mauricio Pochetinno  që pas 7 minutash lojë e panë veten në disavantazh të një goli. Por sikur të mos mjaftonte kjo, humbën dhe shërbimet e Harry Kane, me sulmuesin që la fushën i dëmtuar.

Por dalje e tij nga loja sikur bëri më të paparashikueshme lojën e "Gjelave" që përmbysën rezultatin. Goli i Delli Alli vendosi barazpeshën, ndërsa dy golat e Son Heung-Min dhe Sergio Aurier në fundin e takimit, "vulosën" fitoren e Tottenham.

Pas kësaj fitoreje, Tottenham ngjitet në pozitën e 3-të, duke zbritur në vendin e katërt Liverpool-in, që pavarëisht se humbi duelin për vendin e dytë, po rrëshket dhe disa pozicione më poshtë.

EMISIONET