Dëmtohet Calhanoglu, humbet sfidën me Beneventon

Dëmtohet Calhanoglu, humbet sfidën me Beneventon

Hakan Calhanoglu do të mungojë në sfidën e Serie A, këtë fundjavë kundër Beneventos.

Sipas mediave italiane, mesfushori turk ka një pezmatim në gjurin e tij, ku dyshohet se ka dëmtuar ligamentet dhe mund të mungonte disa javë.

Siç raporton "Sky" situata është shumë më optimiste për rikthimin e tij në fushë, me Calhanoglu që pritet të mungojë ndaj Beneventos, por që mund të paraqitet në sfidën ndaj Bolognas.

Calhanoglu është në sezonin e parë si kuqezi, ku ka luajtur në 27 ndeshje, duke realizuar dhe 3 gola.

EMISIONET