Demi Lovato i dërgon vetes lule pas ndarjes nga i dashuri: “Ti je e bukur”

“Sepse ndonjëherë duhet ti dërgosh vetes lule,”-kështu është shprehur Femi Lovato, ndërsa postoi një foto të një buqete me trëndafila rozë.

Duket se këngëtarja po e kalon periudhën e ndarjes me pozitivitet.

26-vjeçarja i dhuroi vetes një buqetë me lule, dhe e ndau me fansat së bashku me një mesazh inspirues.

“Ti je e bukur, je e dashur, je e denjë për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme,”-shkruhej në kartolinën që Lovato i dërgoi vetes.

Një ditë më parë, këngëtarja publikoi edhe një foto ku tregoi tatuazhin në gishtin tregues, një trëndafil.

Postimet e saj vijnë vetëm pak disa pasi në media qarkulloi lajmi se Lovato u nda nga i dashuri Henry Levy, katër muaj pasi u panë për herë të parë së bashku.

Këngëtarja po përballet me betejën me depresionin dhe drogën dhe është shtruar disa herë në qendër rehabilitimi.


EMISIONET