Demi Lovato do qëndrojë në qendër rehabilitimi deri në fillim të vitit 2019

Demi Lovato do qëndrojë në qendër rehabilitimi deri në

Demi Lovato njoftohet se do të qëndrojë në rehabilitim përgjatë gjithë pjesës tjetër të vitit. Së fundi u raportua se këngëtarja qëndroi esëll për 90 ditë.

26-vjeçarja ndodhet në një qendër rehabilitimi që nga muaji korrik pasi për pak nuk humbi jetën nga mbidoza.

Burime raportojnë se ylli i muzikës po planifikon të qëndrojë aty deri në fillim të vitit 2019.

Por Lovato nuk ka përcaktuar një datë të saktë se kur do të kthehet në shtëpi.

"Demi po e merr seriozisht trajtimin dhe ka një rrugë të gjatë përpara. Në fund të fundit po e bën këtë për veten. Ajo është mirënjohëse që është ende e gjallë dhe po bën gjithçka që mundet për të mos arritur kurrë më në atë pikë,"-tha burimi.

EMISIONET