Demaskimi publik e detyroi të heqë dorë nga droga

Një grua amerikane ka treguar në një intervistë se si ka nisur të krijojë varësi nga droga dhe mënyrën se si ia doli për të hequr dorë nga ajo.

Carla Hiers tregon se ka filluar konsumimin e drogës në gjimnaz, më së shumti për t’iu përshtatur grupit shoqëror dhe zbuloi se e pëlqente mënyrën se si ndihej nga opioidet.

“Është një euforikë e lartë, gjithçka është në rregull me botën dhe ndihesh shumë mirë. Por me kalimin e viteve, përdorimi u bë më intensive dhe arriti deri në pikën kur unë nuk ndalesha dot sepse isha aq e varur sa nëse nuk e konsumoja, do sëmuresha,” – tha ajo për Time.

Në tetor të vitit të kaluar, Carla dhe bashkëshorti i saj Ron kishin marrë mbidozë në publik dhe kishin mbetur në një stacion autobusi dhe janë filmuar. Pamjet e tyre u bënë virale menjëherë ku tregohej gjendja e tmerrshme që shkaktonte droga.

Menjëherë pas kësaj, ata vendosën që hiqnin dorë dhe sot Hiers vazhdon të rikuperohet në një qendër rehabilitimi.

/oranews.tv/

EMISIONET