Demalia pyet Ralf Gjonin: Çfarë të ardhurash ke që 1600 dollarë të duket rrogë e qelbur?

Demalia pyet Ralf Gjonin: Çfarë të ardhurash ke që 1600

Ralf Gjoni, një nga deputetët më të rinj në Kuvend që zuri vendin në ulëset e opozitës, deklaroi se nuk mori mandatin për një rrogë të qelbur deputeti.

Analisti, Ilir Demalia, për RTV Ora thotë se ai bëri një deklaratë të ulët, duke u tallur me pagën 1600 dollarëshe të deputetit, që një punëtori shqiptar që i bie bretku i duhen 10 muaj ta marrë.

Por përtej kësaj, Demalia thotë se me këtë deklaratë ai nënkuptoi se ka të ardhura të tjera të mëdha dhe për këtë duhet të kalojë në vetting.

Demalia: Ralf Gjoni në radhë të parë sot ka bërë një deklaratë shumë të ulët që pretendon se është dhe intelektual dhe filozof, megjithëse nuk e di ku e ka studiuar filozofinë se unë e di që ka studiuar që ti bjerë fyellit dhe mund të shkojë me Laert Vasilin kur të këndojë vargjet e Naim Frashërit "O malet e Shqipërisë" dhe ky ti bjerë fyellit. 

Dha një deklaratë shumë injorante: Nuk kam ardhur këtu për një rrogë të qelbur. E para fyen rrogën dhe tallet me shumën 1600 dollarë që merr një deputet në një kohë që një punëtor shqiptar që i bie bretku gjithë ditën do 10 muaj ta marrë. 

Kam të drejtë të pyes Ralf Gjonin, nëse nuk ka nevojë për këtë rrogë të qelbur, çfarë të ardhurash të tjera ka ky? 1600 dollarë nuk është rrogë e qelbur as në Itali.Ky duhet të futet në vetting dhe të hetohet kush janë të ardhurat e tij që 1600 dollarë u quakan të qelbura, a mos janë lidhjet me Gaz Demin, a mos janë lidhjet me Sorosin që ka qenë i G99? 

Ky pretendon se ka studiuar në Angli dhe ka ardhur për dashurinë për atdheun, çfarë quan studim, kurse 3 mujore?Ky tregoi injorancën e vet por edhe e tradhëtoi inkoshienti i tij për burimet e tjera që ka. Tregoi se paska të ardhura të mëdha.



EMISIONET