Deputetët gjermanë: Parlamenti nuk është pazar, nuk arrihet qëllimi duke hedhur tymuese

Deputetët gjermanë: Parlamenti nuk është pazar, nuk arrihet

Deputetët e majtë në Bundestagun gjerman, pjesë e delegacionit të Grupit Parlamentar për Bashkëpunimin Gjermani-Evropë Juglindore dolën kundër Presidentit Meta dhe kryetarit të PD Lulzim Basha. Pas takimeve me përfaqësues të mazhorancës, kryetari i Grupit parlamentar të Social Demokratëve gjermanë Josip Juratovic kërkoi nga palët që zgjedhjet të bëhen në kohën që është përcaktuar nga Kushtetuta.

Josip Juratovic:"Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Nëse Kushtetuta parashesh që zgjedhjet do të duhen të zhvillohen në një moment të caktuar kohor duhet të zhvillohen në këtë moment kohor.  Qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin. Çdo parti ka të drejtë të marrë ose jo pjesë në zgjedhje.

"Procesi zgjedhor është proces konkurimi dhe unë pres që partitë të marrin pjesë në këtë proces. Kam bindjen personale se populli shqiptar e di mirë se çfarë dëshiron. Populli shqiptar kërkon ndoshta dicka tjetër, kërkon vende pune  më të mira, shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë. Unë mund ta përfytyroj mjaft mirë si një burrë i moshës time këtu vuan vërtet kur shikon si fëmija i tij është i detyruar për këto arsye të braktisë vendin. Dhe më duhet të them që politika dhe partitë politike do të duhej të përballeshin me këto gjëra dhe do të marrin kësisoj dhe respektin e popullit. Detyra e politikës është të përballen me këto cështje dhe të mos përdorin tymosëset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre." 

Përfaqësuesi i simotres socialiste në Shqipëri nuk ka patur në axhendë takime me kreun e PD apo me Presidentin e Republikës. Juratovic u shpreh se ka diskutuar me përfaqësues të opozitës parlamentare ndërsa shigjetoi Bashën dhe aleatët e saj se e kanë kthyer bojkotin si sport parlamentar.

Josip Juratovic:“Në një moment apo një tjetër gjithkush është i lirë të bëjë demonstrata apo protesta, por bojkotimi i parlamentit do të thotë bojkotim i demokracisë. E thënë thjesht për mua parlamenti ka të njëjtën shenjtëri si Kisha. Nuk është pazar. Kam përshtypjen që është shndërruar në një sport të dashur për shqiptarët, nëse nuk je dakord atëherë po bojkotoj."

Kriza politike do të luajë një rol negativ në vendimarrjen e këshillit të Ministarve të BE me 18 Qershor në Bruksel. Sipas deputetit gjerman si në Shqipëri ashtu edhe në vendet e BE ka persona që nuk e duan integrimin e Shqipërisë.

Josip Juratovic:“Duhet të flasim hapur, jot ë gjithë në vendet e Unionit janë entuziast për zgjerimin e BE-së. Kush pengon  integrimin dëmton demokracinë dhe në vendin tuaj njerëz të tillë ka shumë.

Delegacioni i deputetetëve gjermanë pas Shqipërisë do të vizitojnë edhe Maqedoninë e Veriut si dhe Kosovën.


EMISIONET