Iu gjetën 1.2 ton kanabis në banesë, burri merr përsipër fajin, liron gruan

Iu gjetën 1.2 ton kanabis në banesë, burri merr

Dy bashkëshortët e akuzuar për posedimin e 1.2 ton kanabis dolën sot para trupit gjykues në Gjykatën e Tiranës.

Hasan dhe Merita Sula janë parë gjatë gjithë kohës së tensionuar.

Ai që mori përgjegjësinë ishte bashkëshorti dhe gjykata e la në masën e arrestit burg, ndërsa për bashkëshorten u vendos lirimi.

Sasia e kanabisit prej 1 ton e 239 kilogram kanabis është u gjet në banesën e Hasan Sulës në Rinas më 4 nëntor.

Policia vijon të ketë në kërkim dy djemtë e çiftit, Klodian dhe Saimir Sula, 25 dhe 26 vjeç.

Ata akuzohen se kanë pasur dijeni për sasinë e kanabisit

Lënda narkotike ishte ndarë në 170 thasë dhe policia gjeti në banesë dhe një pushkë.

Më herët pranë aeroportit të Rinasit janë gjetur dy pista ku mund të ngriheshin avionë të vegjël dhe në një rast helikopterë të vegjël dhe në një rast një helikopter i vogël që drejtohej nga një shtetas italian. Rasti i fundit pësoi një defekt cka shtoi dyshimet se nga ajo pistë po bëhej gati të transportohej një sasi lënde narkotike

/Oranews.tv/ 

EMISIONET