Një vajzë adoleshente e cila u konsiderua si një heroinë për palestinezët, pasi u fotografua duke goditur një ushtar izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor u shfaq të martën në një gjykatë ushtarake izraelite për fillimin e seancave gjyqësore. 

17 vjeçarja palestineze Ahed Tamimi, ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar pas arrestimit të saj, pasi në dhjetor të 2107 u konfrontua me një ushtar dhe oficer izraelit jashtë ambienteve të shtëpisë së saj në zonën e Nabi Saleh. Ngjarja u transmetua live në rrjetin social Facebook nga mamaja e saj dhe u bë menjëherë virale.  

Pas incidentit, Tamimi dhe nëna e saj Nariman, u arrestuan disa ditë më vonë. Të martën në mëngjes adoleshentja u shfaq me uniformë burgu dhe me duart e këmbët nën pranga. Ajo u transportua në sallën e gjyqit në burgun ushtarak Ofer për seancën paraprake gjyqësore.

 Babai i saj, Bassem, i vetmi anëtar i familjes së saj i pranishëm në sallën e gjyqit, id ha kuroja vajzës së tij duke i shqiptuar fjalët: "Qëndro e fortë”

Adoleshntja përballet me 12 akuza, përfshirë sulm dhe agresion ndaj forcave të sigurisë. 

Një person adult me të tilla akuza mund të burgoset deri në 10 vjet, por një dënim i tillë konsiderohet i pamundur për një të mitur që e cila ishte vetëm 16 vjeç kur ndodhi ngjarja. Palestinezët dhe përkrahësit e tyrë në mbarë botën janë solidarizuar me ngjarjen dhe kërkojnë lirimin e adoleshentes. 

Ndërkohë edhe Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kërkojnë lirimin e saj duke fajësuar Izraelin për sjellje diskriminuese. Për palestinezët Ahed Tamimi është simbol i prostestave të palestinezëve ndaj izraelitëve, ndërsa për Izraelin, 17 vjecarja  konsiderohet si nxitëse e dhunës.



/Ora News.tv/