Del lista e njerëzve më me ndikim në botë, ja kush kryeson

Del lista e njerëzve më me ndikim në botë, ja kush kryeson

Në listën e njerëzve më me ndikim në botë për vitin 2018, të botuar nga 'Times' është edhe aktorja e njohur Nicole Kidman që kryeson ndër emrat e artistëve. Revista ka zgjedhur që imazhin e saj ta përdorë për kopertinën e revistës.

“The Dead Calm doli në treg në vitin 1989. Big Little Lies në vitin 2017. Ndërkohë Kidman nuk është larguar kurrë nga syri jonë. Pas dekadash, ajo vazhdon të thyejë rekorde në terrene të reja. Përtej të qenit aktore e njohur, Kidman ka inteligjencë, dhembshuri, dashamirësi dhe humor që e bëjnë simbol të një gruaje dhe mikeshe të madhe. Nuk ka dyshim që unë dhe audience në gjithë botën do vazhdojmë të vlerësojmë e ta admirojmë për dekada”, tha aktorja që u nominua për Oscar, Naomi Watss.

Nicole Kidman është 50 vjece, ka qenë e martuar me Tom Cruise me të cilin u divorcua në vitin 2001. Momentalisht thuhet se është në lidhje me këngëtarin Keith Urban. Kidman është nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me burrin e parë Urban dhe dy i adoptoi kur ishte me Cruise.

Ajo u konsiderua femër me ndikim për kontributin që ka dhënë në botën e artit si aktore.

EMISIONET