Këngëtarja e famshme, Cheryl ka deklaruar në këngën e re "Love Made Me Do It" se të gjitha ndarjet e saj të dashurisë kanë ndikuar për keq në shëndetin e saj.

Në video, 35-vjecarja shfaqet me veshje seksi, të brendshme dhe pantallona të zeza që i shoqëron me cizme të gjata.

Teksti i këngës që tregon se ka qenë një vajzë e keqe dhe një grua e mirë i dedikohet të gjtihë ish-ave të saj.

Para disa ditësh, Cheryl deklaroi se ka hequr dorë nga takimet e dashurisë. Ajo ka përjetuar romanca të ndryshme, ku e fundit ishte martesa me Liam Payn që mori fund në korrik.

Këngëtarja e famshme ka patur një martesë në 2014 me Jean-Bernard Fernandez-Versini, e cila zgjati vetëm 18 muaj.

Më parë, ishte e martuar me futbollistin Ashley Cole në 2006, por u ndanë pas katër vitesh sepse ai e tradhtoi. Në këto momente, Cheryl do i japë rëndësi vetëm djalit që e konsideron mashkullin e vetëm në jetë dhe karrierës së saj.

/Ora News.tv/