Deklarata e papritur e Gruevskit: Talat Xhaferi do të jetë Presidenti i ardhshëm

Deklarata e papritur e Gruevskit: Talat Xhaferi do të jetë Presidenti

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski ka bërë një deklaratë të papritur, duke thënë se Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut do të jetë Talat Xhaferi.

Sipas Gruevskit, Talat Xhaferi do të ketë detyrën e nënshkrimit të gjithçkaje që nuk është nënshkruar deri më tani, dhe pastaj -thotë ai- çfarëdo që ndodh nuk është e rëndësishme.

“Mendoj se President i ardhshëm, të paktën për një kohë do të jetë Talat Xhaferi”, ka thënë Gruevski në një intervisti nga Budapesti për Infomaks.mk.

Duke shpjeguar procedurën për zgjedhjen e Presidentit, Gruevski tha se mandati i Ivanov përfundon në 12 maj, që do të thotë se nëse deri në këtë datë të gjitha procedurat nuk janë përfunduar nuk do të ketë një president.

“Është e vështirë që mes datave 5 dhe 12 maj të përfundojnë të gjitha procedurat”, tha ish-kryeministri.

“Sipas përvojës sime, ka shumë të ngjarë që të paktën disa ditë ose ndoshta një javë, Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit do të kryejë rolin e presidentit të vendit”, tha Gruevski gjatë  intervistës.

Që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, Gruevski ndodhet në Budapeset me azil. Ai u arratis nga Maqedonia përmes Shqipërisë, pas dënimit me dy vite burg për shpërdorim detyre.

EMISIONET