Deklarata e fortë e Hazizajt: Shpejt shqiptarët do të marrin sëpatat në duar dhe...

Deklarata e fortë e Hazizajt: Shpejt shqiptarët do të marrin

Avokati Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se me vijimin e kësaj situatë gjykatat e Apelti mund të shkrihen çka mund t’i çojë qytetarët shqiptarët drejt përplasjeve me kundërshtarët.

Pjesë nga biseda: 

Zheji: Sipas informacioneve të mija si gazetar nuk ka asnjë shans që Basha të heqi dorë nga linja e ashpër dhe nga bojkoti i 30 qershorit si datë zgjedhore. Nëse është kjo hipotezë çfarë ndodh?

Hazizaj: Atëherë ne jemi futur në rrugën e krizës institucionale. Kjo do të thellohet. Që do të thotë me largimin ose shfryrjen e Gjykatave të Apelit këtu krijohet një ngërç i madh i zgjidhjes së ligjore të qytetarëve në procesin gjyqësor. Pra mungon pastaj gjerëzisht aksesi në gjyqësor.

Zheji: Atëherë qytetarëve do t'ju vijë dita të bëjnë vetëgjyqësi.

Hazizaj: Çdo qytetar në kërkim të së drejtës së pronës do të marri sëpatën dhe do t'i bjeri kundërshtarit.


EMISIONET