Debutoi me humbje te Kamza, Gjoka: Ishim të pafat, lëmë pas nervozizmin

Debutoi me humbje te Kamza, Gjoka: Ishim të pafat, lëmë pas

Debutim me humbje për teknikun Ernest Gjoka në stolin e Kamzës. Kryeqytetasit u mposhtën 2-0 nga Kukësi. Pas takimit tekniku kryeqytetas u shpreh:

"Fati i keq i skuadrës. Shënuam vetë dy gola. Mendoj se ishte dhe penallti dhe këto janë ato diferencat që vërehen në fushën e lojës. Sigurisht, unë mendoj se Kamza ka nevojë për shumë punë, ka nevojë të qetësohet dhe të kuptojë se me nervozisëm nuk mund të shkojmë asgjëkundi. Duhet të punojmë sa më shumë që skuadra të fitojë qetësinë. Pasi nëse vijojmë të jemi të acaruar do i bëjmë dëm vetes. Ndeshjet do na ikim një pas një dhe më pas do rrezikojmë shumë."-tha Gjoka.

EMISIONET