Debutoi me fitore në Kupën e Shqipërisë, Gega: E kisha vlerësuar kundërshtarin, prisja më shumë tifozë

Debutoi me fitore në Kupën e Shqipërisë, Gega: E kisha

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka debutuar me fitore në Kupën e Shqipërisë. Demat e kuq fituan minimalisht 1-0 në transfertën e Tërbunit. Goli i vetëm u shënua nga Cinari dhe pas takimit Gega u shpreh se nuk  e kishte nënvlerësuar kundërshtarin, ndërsa ka shtuar se tifozët duhet të jenë gjithmonë pranë ekipit.

"Ishte hera e parë që unë si trajner, marr pjesë në një kompeticion të tillë, siç është Kupa e Shqipërisë ndaj Tërbunit . E kishim vlerësuar këtë përballje, erdhëm me qëllim të fitonim dhe arritëm objektivin. Provova lojtarë të rinj të afruar nga skuadra U 19 pasi një pjesë e ekipit po përgatitet në Tiranë për ndeshjen me Laçin. Nuk e kisha nënvlerësuar Tërbunin humbëm shumë raste dhe shpenzuam shumë. E komplimentoj edhe kundërshtarin për shpirtin luftarak dhe sjelljen që treguan në fushë. Prisja më shumë tifozë, pasi si në Pukë ashtu dhe në shumë vende të Shqipërisë Partizani ka tifozë, gjithsesi ndeshja u zhvillua në një ambjent mjaft të mirë.

"Tërbuni ka luajtur dy herë me ekipin tonë të dytë dhe e njihja pak a shumë. Është një ekip që luan futboll me shpirt dhe treguan se aty ku janë mund të bëjnë më mirë. Është një ekip i ri i ndërthurur me lojtarë me eksperiencë. Ne erdhëm të fitonim për të lehtësuar vendin e dytë dhe u kënaqëm. Qëllimi tjetër i yni ishte që të shihnim lojtarë të rinj që nuk kanë pasur minutazh deri më tani."-tha tekniku Gega. 

EMISIONET