Debutim fantastik i Dritës, fiton bindshëm dhe kalon në raundin tjetër të Champions League (VIDEO)

Debutim fantastik i Dritës, fiton bindshëm dhe kalon në raundin

Debutim në Evropë si ky nuk e kishin parashikuar as në ëndrrën më të çmendur të tyre. Skuadra kosovare e Dritës ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Santa Clara 2-0, takim ky i vlefshëm për fazën paraeliminatore të Champions League.

Në "Estadi Comunal" u zhvillua një takim mjaft i luftuar, me dy skuadrat që tentuan të kalonin në avantazh, por që nuk arritën të konkretizonin aksionet e tyre në kohën e rregullt, duke kërkuar shtesat. Këto minuta folën në favor të kosovarëve, me të besuarit e Bekim Isufi që zhbllokuan rezultatin me anë të Xhevdet Shabani.

Mesfushori me mjaft eksperiencë shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit kundërshtarë dhe me të majtën lëshoi një goditje të hidhur, me sferën që u ndal në rrjetë. Në minutat e mbetura, Drita arriti të shënoj sërish me Fidan Gerbeshi, Mbrojtësi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë vulën finale këtij takimi. Në raundin tjetër Drita do të ndeshet me fituesin e çiftit La Fiorita-Lincoln Red Imps.

Në këtë stadium do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër e këtij raundi preliminar, ndërmjet La Fioritas (San Marino) dhe Lincoln Red Imps (Gjibraltar) (21:00). Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të përballen në finale të këtij raundi, që është në program më 29 qershor.

Fituesi i finales në fazën preliminare do të vazhdojë garat në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me Malmon e Suedisë, ndërsa tri ekipet e tjera garat do t'i vazhdojnë në Ligën e Evropës, nga raundi i dytë eliminator.







EMISIONET