Debreceni nuk i zë besë Kukësit, Herczeg: Verilindorët kanë elemente të mirë

Debreceni nuk i zë besë Kukësit, Herczeg: Verilindorët

Trajneri i Debrecenit, András Herczeg ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të UEFA Europa League ndaj Kukësit. Edhe pse ka fituar me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë, 63 vjeçari është shprehur se e pret një ndeshje e vështirë në "Elbasan Arena" dhe duhet përqendrim maksimal për këtë duel.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe një lojë e vështirë. Është e rëndësishme që ne të përqendrohemi tek ndeshja e nesërme. Kukësi ka disa elemente të mirë. Ndonjëherë është mbrojtja ndonjëherë sulmi por do të presim ndeshjen dhe të shohim. Sulmuesit dhe mbrojtja e Kukësit janë goxha të mirë por ne kemi skuadër të fortë dhe besoj do t'ia dalim."-deklaroi Herczeg

Takimi mes Kukësit dhe Debrecen është programuar për tu luajtur të enjten në orën 20:00.



EMISIONET