Dëbora mbulon vendin, vështirësi në Llogara, Dibër e Kukës

Dëbora mbulon vendin, vështirësi në Llogara, Dibër e

Rreth 50 centimetra dëborë ka mbuluar qafën e Llogarasë në Vlorë, duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Policia ka përforcuar shërbimet në zonë dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes për shkak të ngricave dhe mjegullës çka vështirëson lëvizjen.

Ndërkohë edhe firma që mirëmban aksin ka angazhuar borëpastruse dhe mjete të tjera për të mbajtur të hapur rrugën.

Në Juglindje, lëvizja e mjeteve është vështirësuar sërish nga reshjet e reja të dëborës dhe temperaturat e ulta.

Akset kombëtare janë të gjitha të hapura, por në disa segmente lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë

Në Dardhë dëborë ka arritur deri në 30 centimetra, ndërsa në Voskopojë 10 cm.

Në rrugën Qafë-Thanë – Qafë-Plloçë e deri në Kapshticë dëbora arrin në 7 centimetra dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.

Problematike mbetet situata në zonat malore të qarkut të Dibrës, ku disa fshatra mbeten të izoluara dhe rrugët kalohen me zinxhirë.

Në Kukës, reshjet e dëborës kanë pushuar, por rajoni është nën ndikimin e erërave të forta e temperaturave të ulta që kanë shkaktuar ngrica në rrugë.

Akset kombëtare janë të gjitha të kalueshme. Fshatrat Zapod e Lojme mbeten të bllokuara, ndërsa në Has e Tropojë ka probleme me energjinë elektrike.

Ndërkohë për shkak të reshjeve, një masiv shkëmbi u shemb gjatë natës në rrugën e Bushtricës ka penguar lëvizjen e mjeteve nga Librazhdi në Përrenjas për afro një orë. Ngjarja është regjistruar gjatë natës dhe fatmirësisht nuk shkaktoi pasoja, por situata mbetet e rrezikshme.

EMISIONET