Dëbora mbulon Korçën, Kukësin dhe Dibrën, disa akse rrugore kalohen me zinxhirë

Në të gjithë rajonin e Korcës u regjistruan reshjet e para të deborës që në disa zona kanë arritur një trashësi deri në 30 centimetra

Ashtu siç ishte parashikuar temperaturat gjatë natës ranë nën zero duke u shoqëruar me reshje debore intensive.

Në qytet trashësia e deborës  arriti 5 cm, kurse në fshtra të thella deri në 30 cm.

Bashkë me dëborën në rajonet juglindore u shfaqën edhe problemet e para në qarkullimin e mjeteve.

Problematika dhe vështirësi u hasën në akset Korcë-Erseke, Korcë-Qafë Thanë dhe Korcë-Prespë ku trashgësia e dëborës varion mbi 5 cm.

Sipas të dhënave nga autoriteti rrugor mësohet së probleme në qarkullimin e automjeteve janë regjistruar në aksin Korçe-Erseke në qafën e Qarrit kjo për shkak të trashësisë së bores por edhe si pasojë e punimeve në rrugë.

E njëjta situatë është shënuar edhe në segmentin rrugor të fshatit turistik të Voskopojës ku pas ndërhyrjes është normalizuar situata.

Akset e tjera nacionale janë të kalueshme pa problem por keshillohet përdorimi i zinxhirëve në zonat malore.

Reshjet e borës kanë sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike koknkretisht në Voskopojë e cila ka qendruar në terr për disa orë dhe pas ndërhyrjes është normalizuar situata

Reshje dëborë në 24 orët e fundit u regjistruan edhe në zonat qarkun e Dibrës dhe Kukësit!

Prej mesnatës së djeshme rajoni i Kukësit u përfshi nga stuhi të forta me reshje shiu dhe bore të cilat ne zonat malore arritën deri ne 6 cm.

Prani të reshjeve të dëborës ka edhe në Tunelin e Kalimashit ndërsa aksi Kukës-Tunel është i kalueshëm dhe nuk ka ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve ndërkohë që akset e tjera rrugore janë ta kalueshëm dhe pa probleme.

Deri tani nuk raportohet për probleme, megjithatë drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes dhe të mbajnë me vete pajisjet dimërore të mjeteve.

>

EMISIONET