Aktori Bujar Kapexhiu tha se të gjitha godinat e vjetra duhet të rikonstrukturohen dhe jo të shemben. Ai mori shembullin e Bankës së Shqipërisë, e cila nuk u shemb.

Bujar Kapexhiu: Ka dy gjera kryesore qe duhen diskutuar, jo për projekte teatrosh, e rëndësishmja është kjo: Do ndërtohet një teatër i ri? Shumë bukur. Por ky teatër i ri ku do ndërtohet? Dhe nëqoftëse do ndërtohet këtu ku janë dy teatrot e vjetra, po i quajmë kështu, atëhere këto të dy, do prishen apo do qëndrojnë? Pra do të rrafshohen dy teatrot dhe do të ndërtohet një teatër i ri apo ky teatër i ri do ndërtohet sëbashku me rikonstruksionin e këtyre dy teatrove?

Sot nga eksperienca botërore, kudo që të shkoni do të shikoni se godinat e vjetra nuk shemben por i qëndron e gjithë fasada anësore dhe ndoshta gërryhet nga brenda dhe bëhet nje konstruksion i brëndshëm, por anësoret gjithmonë qëndrojnë. Ju keni një shembull këtu shumë të bukur: Ishte banka, pse nuk u shemb banka? Për kërkesat që kishte ajo u shtua dhe u shtua me të njejtin stil dhe është shumë bukur.

Unë dhe miq të tjerë kemi menduar që këto të dy të mos shemben, le të mos hyjmë në vlera historike e të tjera, por do të themi këto të dyja a janë në të vërtetë vlera historike, të qëndrojnë dhe midis këtyre të dyjave të cilat do rikonstruktohen dhe mund të rikonstruktohen, të bëhen fare mirë, midis tyre të bëhet një godinë e këtij stili apo një stil modern, klasik apo neo-klasik, këtë do ta zgjidhin arkitektët. Ajo godinë që do të ndërtohet midis këtyre të dyjave dhe do ti lidhë këto të dyja sëashku dhe aty duhet të ndërtohen mjediset qe i mungojnë këtyre dy teatrove.

E para mungojnë zyrat, mungojnë sallat e grimit, mungojnë sallat e provave, arkivi bibloteka, sa e sa të tjera. Ka dëshirë dikush që të ndërtohet edhe një kafene? Shumë mirë edhe në atë kafene të qetësohen artistët, por gjithmonë neve nuk duhet të prishim. Ne ti rikonstruktojmë të vjetrat dhe midis ktyre një të re dhe bëhet kështu një kompleks teatror. Këtë godinë të projektuar nga një arkitekt danez, padyshim arkitekturë moderne, shumë e bukur dhe shumë interesnate, si kuti. Problemi është që arkitektura, urbanistikaqë janë probleme që i dinë shumë më mirë të tjerat sesa un por mesa kemi dëgjuar godinat nuk duhet të jenë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Duhet të jenë në afërsi, prandaj është Hotel Dajti, Galeria e Arteve, prandaj është teatri këtu edhe ministritë të gjitha. Ajo godinë, megjithëse e bukur, në vetvete mund të qëndrojë shum bukur të jetë një teatër tjetër te Bulevardi i Rio se kudo. Këtu ajo nuk shkon për mua. Prandaj unë them edhe njëher tjetër që dy teatrot ekzistuese të rikonstruktohen dhe midis tyre me një godinë të lidhen të dyja dhe të bëhët një ansambël teatror.

/Ora News.tv/