Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin e djeshëm PS-PD në Parlamentin Europian në Bruksel.

Rama ka publikuar një postim në rrjetin social Twitter ku tregon mesazhin që një eurodeputet i dërgoi atij pas debatit që patën kolegët shqiptarë.

"Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S'kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata..." shkruan Rama në Twitter.

Mbi ketë deklaratë reagoi nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. Në një postim në fb, Paloka shprehet se Rama vazhdon me propagandën bajate se “opozita po nxin dhe turpëron Shqipërinë”.

"Sherr" në PE, PD: Të ikë Balla, Macovei: Hëngrët një drekë me paratë e shqiptarëve

/Ora News.tv/