Debati për lidershipin britanik, kandidatët përjashtojnë një referendum tjetër për Brexit

Debati për lidershipin britanik, kandidatët përjashtojnë

Çështja "Brexit" përplasi të enjten në një debat televiziv pesë kandidatët që garojnë për lidershipin britanik. Rivalët në dy ditët e ardhshme do i nënshtrohen raundeve skualifikuese, të cilat do të nxjerrin finalistë vetëm dy prej tyre.

5 kandidatët e mbetur për kryeministër të Britanisë së Madhe u ndeshën të martën në një debat televiziv.

Tema kryesore e diskutimit ishte çështja Brexit dhe sa të gatshëm janë aspirantët për ekzekutivin që ta përmbushin shkëputjen e vendit nga BE-ja brenda 31 tetorit 2019.

Ish-kryediplomati Boris Xhonson u shpreh i bindur se po të zgjidhet kryeministër do ta realizojë Brexit brenda afatit.

Johson: "Duhet të dalim nga Bashkimi Europian më 31 tetor, përndryshe kam frikë se do të përballemi me një rënie katastrofike të besimit qytetar te politika."

Me largimin në vjeshtë u pajtuan edhe katër kandidatët e tjerë, por pa dhënë garanci për datën.

Ministri i Mjedisit, Majkëll Gov dhe kryediplomati Xheremi Hant thanë se do ta shtynin Brexit me disa ditë për t'i dhënë shansin negociatave të reja me Brukselin, ndërsa ministri i Brendshëm Saxhid Javid dhe homologu Rori Stjuart u shprehën kategorikë për 31 tetorin.

Diskutimet mes kandidatëve u fokusuan më tej te ulja e taksave, politikat e tyre në mbrojtje të mjedisit, adresimi i islamofobisë brenda Partisë Konservatore dhe akuzat e ndërsjella.

Gjatë këtyre dy ditëve do të mbahen edhe raundet e fundit skualifikuese për të nxjerrë dy nga pesë pretendentët finalë.

Sikurse një ditë më parë, pritet që Boris Xhonson të marrë sërish përkrahjen më të madhe të deputetëve konservatorë.

EMISIONET