Debati për kufijtë e Kosovës, Duma: Nuk diskutoj fare që është dora e Ramës dhe Thaçit

Debati për kufijtë e Kosovës, Duma: Nuk diskutoj fare që

Deputetja demokrate, Grida Duma, thotë se Rama është politikani më i rrezikshëm për Shqpërinë.

Duke komentuar deklaratat e tij gjatë mbledhjes së dy qeverive në Pejë, Duma thotë se Kryeministri luan gjithçka dhe me gjithçka pas asnjë lloj përgjegjësie.

Për deputeten, nuk ka asnjë diskutim që dyshja Rama-Thaçi kanë dorë në çështjen  më të nxehtë të momentit, korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Duma: Rama është politikani më i rrezikshëm për Shqpërinë, Rama  luan me të  gjitha për të gjitha pa asnjë lloj përgjegjësie. Rama është ai që thoshte vëllai i madh Erdogan, Rama është ai që e quan veten vëllai i vogël, Rama është ai që i thotë BE njësoj si lëvizjet ekstremiste Europa ka nevojë për Shqipërinë siç ka për Siçilinë.

E vërtetë është që e ktheu historinë e Shqipërisë si një Camorra shumë më ordinere.E bën për faktorizim. Luan me ndjenjat e brishta të një Shqipërie dhe një Kosove që në këtë momente përveç varfërisë ekonomike kanë një hapje tjetër të kutisë së Pandorës që janë kufijtë etnikë të Kosovës që i kanë vënë në diskutim dhe unë nuk diskutoj fare që është dora e Ramës bashkë me Thaçin aty.

Në këtë moment Rama teston të gjithë aktorët rreth e qark, që shiko ne kemi një plan B që mund të jetë Turqia, kemi një plan B që jam unë vetë.Ne mund ta bashkojmë Kosovën, kur një vit më parë thoshte nuk është absolutisht një çështje.Testimi i tij i papërgjegjshëm mendoj se është figura më problematike dhe më riskioze për Shqipërinë drejt hapësirës europiane.



EMISIONET