Mbledhja e komisionit të Ligjeve u shoqërua me debate midis deputetëve, pas deklaratës së kreut të komisionit Ulsi Manja për të mbyllur mbledhjen. Deputeti demokrat Paloka tha se kryeprokurorja nuk u ktheu përgjigje pyetjeve. Manja u shpreh se komisioni ishte kthyer në "livadh".

Paloka: Ju nuk mund të mblidhni mbledhjen kur të doni. Ju lutem djema. Jeni për të ndjekur procedurën dhe rregulloren. Prokurorja nuk u ktheu përgjigje pyetjeve...

Manja: Përgjigjet që do ti.

Paloka: Ju lutem Flamur. I bëra dy pyetje dhe më tha nuk kam përgjigje për çështje të veçanta. Nuk iu përgjigj pyetjeve, tha nuk merrem me çështje të veçanta. Çështjet që "djegin" nuk i dika. Për çfarë është aty? Për të marrë rrogën? Për të zbatuar urdhrat tuaja?

Manja: E merrni rrogën qyl që 20 vjet. E merr edhe ajo që punon mirë.

Paloka: Do përgjigjeni një më një për këto dhe të gjitha çështjet.

Manja: Deputeti bën pyetje por nuk mund të imponohet për përgjigjen. Ju nuk po e lini këtë se e konsideroni sallën e komisionit si me qenë livadh.

Noka: Livadh e keni shndërruar ju Shqipërinë dhe merrni këtë pjesë njëri dhe atë pjesë tjetri dhe ajo (zonja Marku) mbyll sytë.

/Ora News.tv/