“Kapllanaj”, anëtarët e PS: KZQ vendosi për pavlefshmëri, jo vazhdim mandati

“Kapllanaj”, anëtarët e PS: KZQ vendosi për

Mandati i kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, u bë sërish temë e debatit në mbledhjen e Komisionit të Zgjedhjeve.

Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Prokuroria ka tejkaluar kompetencat e saj duke sugjeruar që Kapllanaj të vazhdonte mandatin dhe vendimi për vazhdimin e mandatit të tij nuk i takon KQZ.

Komisioni, sipas anëtarëve të majtë, mund të marrë vendim për pavlefshmëri mandatI në rast në kundërt jo.

Denar Biba: Rasti Kapllanaj, sepse ai e bën diferencën, Prokuroria kishte tejkaluar kompetencën e vet. E vetmja lloj vendimarrje, veprimet e organeve kompetente kur verifikohen kushtet e ndalimit janë ekzaktësisht 1 me të gjithë pikat përkatëse. Në rastin konkret mund të kishte qenë, në rast se ky zotëria do të ishte në fushën e ndalimit do të ishte: Shpall pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëM. Nga momenti që ky nuk është në fushën e ndalimit, ne nuk mund të marrim praktikisht asnjë lloj vendimi për këtë zotërinë.

Klement Zguri: Aman o se na çmendët, njëherë thoni të marrim vendim, njëherë jo, nuk po dimë se çfarë të bëjmë. Na ka gjet belaja.

Denar Biba: Jo jo, belanë e keni kërkuar.

Bledar Skënderi: Prokuroria ka tagër ligjor të mbledhë rezultatet e verifikimeve dhe të na i paraqisë ne, të thotë zotëria është subjekt i ligjit apo nuk është subjekt i ligjit.Të mos kalojë tek pjesa mbrapa, tek periudha e ndalimit. Periudhën e ndalimit në çdo rast e vendos organi përgjegjës.

Sipas anëtarëve të Partisë Demokratike, edhe në praktikat e kaluara të Komisionit, nëse Prokuroria rekomandon vazhdimin e mandatit çështja arkivohet.

Vera Shtjefni: Në rastet kur shqyrtojmë një vendimarrje të prokurorisë apo jo, biem apo jo dakord me të dhe kur hidhet në votë ne nuk duhet të ngatërrojmë propozimin me dispozitivin e vendimit.

Klement Zguri: KQZ është mbledhur apo i ka arkivuar. Se ju përmendni vetëm praktikat që në njëfarë mënyrë ju vinë për shtat asaj që keni.

Në rastin e anëtarit të Këshillit bashkiak të Vaut të Dejës, Agim Shkjau, KQZ vendosi që ai nuk është në kushtet e ndalimit sipas ligjit të dekriminalizimit.

EMISIONET