Debate mes studentëve pro dhe kundër ngujimit te Juridiku, kërkohet peticion

Debate mes studentëve pro dhe kundër ngujimit te Juridiku,

Në Fakultetin e Juridikut, studentët e të cilit nisën të parët ngujimin, sot u regjistrua një incident.

Përplasja kësaj herë nuk kishte lidhje me policinë por me vetë studentët.

Një grup prej 30 studentësh që kërkojnë të kthehen në auditore hasën në rezistencën e studentëve të ngujuar. Debatet nuk munguan.

Studentja: Një listë konkrete nuk ka që tregon sa janë pro bojkotit dhe sa janë pro mësimit.Një shumicë vazhdon të jetë që kërkon mësimin. Vijimi i bojkotit është më shumë në dëm të studentëve sesa në vetë plotësimin e kërkesave. Nuk kemi siguri fare për këtë.Ne jemi pro kauzës por vazhdimësia e kësaj proteste përsëri ka dyshimet e saj, kemi dyshime për të ardhmen tonë si do të vazhdojë.Nuk më jep kush siguri që këto kërkesa do të plotësohen dhe për të arsye nuk jam pro bojkotimit dhe ngujimit.

Teksa hyrjet për të hyrë në fakultet janë të bllokuara, ata që duan të kthehen në mësim janë në pritje të një vendimi nga Dekani.

Studentja: Dekani po bën një mbledhje me pedagogët. Po presim përgjigje, por jemi një masë që kërkon mësim, jemi në të drejtën tonë. Me disa nga kërkesat që janë realizuar jemi të kënaqur. Vazhdimësia e kësaj proteste është më shumë në rrezikun e studentëve sepse nuk po marrim arsimin e duhur në kohën e duhur.

Studentët pro mësimit kanë dhe një përgjigje për ata që i etiketojnë si pjesë e forumit të PS.

Studentja: Të njëjtin këndvështrim kemi dhe ne për ata. Nuk kam asnjë bindje politike kur bëhet fjalë për të ardhmen time.

Por tjetër qëndrim mbajnë studentët në ngujim, të cilët pretendojnë se kanë shumicën. Zgjidhja me shumë gjasa do të kërkojë një peticion.

Studenti: Në vendimin e Asamblesë ditën e premte është vendosur që pedagogët mbështesin protestën studentore.Janë rreth 30 studentë, ndërsa atje mbi 200 studentë që janë në ngujim.Nëse ata duan mësim duhet ti drejtohen Dekanit.Ata nuk duhet të vinë të përplasen me ne. Të mbledhin firmat, të bëjnë një peticion të ligjshëm dhe t'ia dërgojnë institucionit por jo të vijnë të na bëjnë oponencë ne para dyerve të shkollës, të heqin banderola tona apo të shtyjnë derën me dhunë.Është e drejtë e jona që e kemi marrë dhe është ligjëruar tashmë nga Asambleja.

Nëse krijohet një shumicë që kërkon kthimi në auditore, grupi i bojkotit është i gatshëm të bëj pas.

Studenti: Jemi 200 studentë që jemi në ngujim, janë 2000 të tjerë që janë në bojkot me ne.Të plotësojnë numrin 50% +1 dhe do të jem unë i pari që do ti heq karriget.Kthehemi në mësim si të gjithë të tjerët.Ëshë një plan qeveritar shumë i mirë për ta mbyllur këtë protestë, por ne nga kjo godinë po nuk u bënë 2500+1 firma studentësh ne këtu na nxjerr vetëm policia. Kemi marrë të drejtën e ngujimit dhe protestës.

EMISIONET