"Nëse shihni një polic që rreh, ai jam unë", Boçi i kujton deklaratën Ministrit Lleshaj

"Nëse shihni një polic që rreh, ai jam unë",

Dhuna e policisë ndaj studentëve në ambjentet e Fakulteteve dhe ndërhyrja e tyre shkaktoi debat mes deputetëve të opozitës dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Medias.

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i kujtoi Lleshaj një deklaratë publike  të bërë pas marrjes së detyrës si Ministër.

Boçi: Kur keni marrë detyrën si Ministër keni bërë një deklaratë publike që më ka bërë përshtypje. "Kur shihni një polic të dehur ai do të jem unë".

Lleshaj: Po.

Boçi: "Dhe kur shihni një polic që rreh dikë ai jam unë". Pyetja ime është: Ai polici atje jeni ju apo polici me emër?

Lleshaj: Ai polici nuk po rreh njeri.

Boçi: E ke aty që po rreh studentët.

Lleshaj: Policët janë përfshirë në një konfrontim.

Noka: Ministër mos na fyej, është gjë që duket publikisht.

Lleshaj: Noka më fyej as ti, ai studenti po e godet policin apo jo?

Noka: Jo, po i kërkon të largohet nga Universiteti dhe ai i gjuan.

Vokshi: E ka kapur për fyti dhe e ka rrahur Ministër.

Salianji: Studenti mund ta tejkalojë, edhe qytetari. Kurrësesi polici që është në shërbim të ligjit nuk mund ta tekalojë.Kurrësesi.

EMISIONET