DEA të stacionohet në Tiranë, të hetojë kokainën dhe deeuroizimin

DEA të stacionohet në Tiranë, të hetojë kokainën

"Inkrimini i strukturave të policisë së shtetit mundësoi kthimin e vendit tonë në një nyje të trafikut botëtor të drogës dhe cënimin serioz të sigurisë kombëtare" tha kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili mesditën e sotme në një prononcim për median pak orë pas operacionit të sekuestrimit 613 kg kokainë kolumbiane në Durrës.

"Kjo çështje madhore pengon seriozisht dhe bën të paarrtishëm integrimin europian" u shpreh Vasili duke shtuar se shqetësimi është ngritur jo vetëm në Tiranë por dhe në Bundestagun gjerman.

Vasili bëri publike dhe sugjerimin e LSI-se per instalimin e DEA amerikane në Shqipëri

"Marrja me një shqetësim madhor nga ana e Gjermanisë, kërkon qasje të re. Ndaj sugjerimi ynë që DEA amerikane duhet të stacionohet në Shqipëri buron jo vetëm në interesat strategjike të vendit por dhe në interesat e integrimit euroatlantik. Çështje madhore që duhet të hetohet jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por nga drejtësia e specializuar europiane dhe amerikane është cështja e rënies "së çuditshme" të kursit të euros.

Çdo lloj alibie, me gjoja deeuroizimin e Shqipërisë është pa vënd e pa shpjegim, pasi është fare e qartë që droga, që kaloi Shqipërinë e prodhoi qindra miliona euro po rikthehen sot në Shqipëri. Ky është dukshëm shkaku i vetëm edhe për tronditjen e kursit të euros. Kjo është një fushë beteje si  droga po infiltrohet në mënyrë të frikshme në jetën e vendit, ku po riciklohet paraja e pisët e drogës.

Kjo çështje të hetohet dhe evidentohen mekanizmat e pisët si hyjnë këto para në Shqipëri, si financojnë aktivitete në mes të kryeqytetit duke legjitimuar pushtetin e drogës"

EMISIONET