Stefan de Vrij po kalon muajt e fundit tek Lazio.

Hollandezi i është drejtuar fansave të Lazios me një letër ku ka folur për largimin e tij.

 “Ka qenë një periodë e gjatë me shumë spekulime për të ardhmen time, për të ardhur në pikën që jemi tani”.

“Për fat të keq nuk mundëm ta gjenim gjuhën e përbashkët për të dyja palët që të arrinim një marrëveshje për shuam arsye. E kuptoj zhgënjimin e tifozëve të Lazios, dhe më dhemb që largohem në këtë mënyrë”,-thuhet në deklaratën e lojtarit.

Lojtari ka qenë i lidhur me shumë klube ndërsa destinacioni i mundshëm pritet të jetë Interi.

Interes për mbrojtësin kanë shfaqur dhe Manchester City, Liverpool, Manchester United, Paris Saint-Germain, Barcelona, Juventus dhe Roma.

/Ora News.tv/