Bileta e fundit e Champions League është për Intërin. Zikaltërit fituan një ndeshje të çmendur në "Olimpico" 3-2 përballë Lazio-s, duke siguruar një vend në vazot e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League.

Një 90 minutësh që i prodhoi të gjitha , golat spektakolar ,penallti, katona të kuq dhe në fund festojnë djemtë e drejtuar nga Spalletti. Interi arrijnë zonën Champions pas 7 vitesh pritje. Golat e 18 herë kampioneve të italise u shënuan nga D’Ambrosio, Icardi dhe Vecino.

Ndeshja nisi në malore për miqtë nga Milano që e përfunduan nën presionin dhe trysninë e të besuarve të Simone Inzaghi. Por pavarësisht tentativave të rrëzikshme për Handanoviç, rastin më të mirë për të shënuar e kishin zikaltërit me anë të Candreva, me goditjen e italianit që përfundoi jashtë.

Megjithatë, Lazio "u rikthye" në lojë, me Perisic që devijoi në rrjetë një goditje të Murisic. Pësimi i golit duket se zgjoi Inter-in, me zikaltërit që shikuan përpara duke tentuan të gjejnë sa më shpejtë rrjetën.

Në minutën e 29-të, Inter fiton një goditje nga këndi dhe Brozovic merr përsipër krosimin. Topi i kroatit shkon në qendër të zonës së Strakosha, që në tentativën e tij për të larguar sferën, humbi duelin me D'Ambrosio-n.

Pas golit të barazimit, Inter u  hodh i gjithi në sulm, por la hapësira në prapavijë, që u shfrytëzuan në maksimum nga Lazio. Senad Lulic shfrytëzoi aftësinë e tij në vrapim dhe pasi iu afrua portës, ofroi një asist të bukur për Anderson, që i vetëm përballë Handanovic nuk fali.

Inter-i e kërkoi përmbysjen, dhe e arriti vetëm në minutat e fundit. Goli i barazimit erdhi falë një "dhurate" të mbrojtësit të ardhshëm të Inter-it, Stefan De Vrij që shkaktoi penallti që u shndërrua në gol nga Icardi. Tre minuta më pas Vecino kaloi ne avantazh Inter-in qe ia dolën te përmbysin Lacio-n në transfertë. Kujtojmë që Lazio e mbylli me 10 lojtar takimin, pas dy kartonave të verdhë për Luliç.





/Ora News.tv/