De Laurentiis "sulmon" Juventusin: Blerja e Ronaldo jo e mjaftueshme për të fituar trofe të rëndësishëm

De Laurentiis "sulmon" Juventusin: Blerja e Ronaldo jo e mjaftueshme

Eliminimi i Juventusit nga UEFA Champions League i ka befasuar të gjithë përveç presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili ka theksuar se firma me Ronaldon nuk të ndihmon që të fitosh një trofe të rëndësishëm.

"Cristiano Ronaldo nuk e ndihmoi Juventusin të fitojë Ligën e Kampionëve. Është ekipi që ju çon te fitoret e titujve. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të ndryshojnë edhe rregullat e golave në fushën kundërshtare, që janë me vlerë të dyfishtë".-tha fillimisht De Laurentiis.

"Mbrëmë, duke parë Manchester City-Tottenham, ishte si një botë krejt e re. I thashë vetes: ky është futboll. Italia është parahistorike në qasjen e tyre. Pothuajse duket sikur në Itali nuk duam të kënaqemi dhe fshihemi prapa taktikave. Ky është rreziku i vërtetë kur ballafaqohet me një klub anglez ".-përfundoi numri 1 i jugorëve.

Deklaratat e De Laurentiis u dhanë në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Europa League ndaj Arsenalit.

EMISIONET