Nisma për de-euroizmin duket se ka dhënë efektet  e para në kreditimin në monedhën euro.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton se krahasuar me korrikun e viti të kaluar janë dhënë 40 mln euro më pak financim  nga sistemi bankar. Por pavarësisht kësaj kredia në lekë nuk ka pësuar rritje të ndjeshme.Ndërkohë që depozitat kanë arritur në nivelin e 1 trilionë lekëve  dhe mesa duket në këtë drejtim nuk ndikuar de-euroizimi.

Nisma për de-euroizmin, e cila synon të shmang përdorimin e euros në vend, duket se ka dhënë efektet e para në nivelin e kredititimit në këtë valutë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me një vit më parë kredia në euro thuajse është përgjysmuar.

Gjatë korrikut të këtij viti bankat e nivelit të dytë kanë dhënë vetëm 68 mln euro kredi nga 108 mln euro që ishte një vit më parë ose 40 mln më pak.

De-euroizimi është një masë me anë të së cilës Banka e Shqipërisë kërkon që të mbrojë konsumatorët nga humbjet për shkak të ndryshimit të intereseave, por edhe të forcojë efektin e politikës së saj monetare kundrejt kreditimit në lekë.

Por edhe pse ka pasur një rënie të kredive në euro, në monedhën kombëtare lek nuk ka  pasur rritje të nivelit të kreditimit.

Ndërkohë të dhënat e Bankës së Shqipërisë  tregojnë ndër të tjera se depozitat kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit korrik duke kaluar nivelin e 1 trilionëve, duke u rritur  me 2.5%  nëse e krahasojmë  me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Politika e de-euroizimit duket se nuk ka dhënë të njëjtat efekte në lidhje me depozitat pavarësisht një efekti të vogël në shtimin e depozitave në lek me 2.5 mld.

Depozitat në euro vijojnë të mbajnë peshën kryesore në totalin e depozitave me 54%.

Mesa duket shqiptarët vijojnë të preferojnë depozitat në euro e lidhur kjo edhe me  flukset e larta hyrëse të kësaj monedhe nga remitancat, investimet apo turizmi sidomos gjatë sezonit të verës.

Kreditë në euro

Korrik 2018    108 mln euro

Korrik 2019       68 mln euro

/Ora News.tv/