Debati për shvlerësimin e euros dhe dëmin që po i shkakton eksporteve shqiptare është ndalur në komisionin e ekonomisë dhe financave. Deputeti Edmond Haxhinasto kërkoi që Kuvendi t'i kërkojë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të ndalur shvlerësimin e monedhës europiane. Por sipas Anastas Angjelit asnjë institucion nuk mund të ndërhyjë në punën e Bankës së Shqipërisë. Ndërsa për deputetin Ervin Bushati qytetarët janë ata që përfitojnë më shumë.

Dobësimi i euros po dëmton rëndë eksportet shqiptare dhe si rrjedhojë edhe ekonominë. Me këtë argument deputeti i vetëm i opozitës nga radhët e LSI  në Komisionin e Ekonomisë Edmond Haxhinasto propozoi që Kuvendi  ti kërkojë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem. Por relatori  Anatas Angjeli u shpreh se e vetmja mundësi e tyre është të rekomandojnë pasi nuk mund të të ndërhyjnë në këtë institucion.

Haxhinasto: Të përdore instrumentat e veta për të ndërhyrë dhe për të zbutur efektet negative që vijnë për konkurrueshmërinë e eksportuesve tonë.

Angjeli: Fjali e fundit e pikës  thotë këtë që thoni ju, duke mos cënuar konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare.

Haxhinasto: Është e vërtetë por ju keni thënë të monitorojë, nuk keni thënë të ndërhyjë.

Ndërsa për deputetin Ervin Bushati përfituesit nga dobësimi i euros janë më të mëdhenj pasi janë të gjithë qytetarët.

Bushati: Kemi një pjesëmarrje eksportuesve që mund të jetë 1% e ekonomisë dhe me të drejtë do të duhet ti ndihmojmë, por jo duke ndërhyrë në monedhë dhe mos harrojmë që me fuqizimin e parasë përfitojnë 100% të blerësve, sepse mallrat që vijnë nga importi bëhen më të lira.

Edhe kreu i Komisinoit të Ekonomisë Erjon Braçëe sygjeroi që të bëhet më shumë kujdes me tregun e kursit të këmbimit ndërsa i kërkoi Bankës së Shqipërisë të jetë më shumë kërkuese ndaj qeverisë për të zbatuar reformat për rritjen ekonomike.

Braçe: BSH duhet të marrë edhe më fort rolin nxitës kundrejt qeverisë për të vijuar me forcë reformën strukturore të kërkuara me qëllim që garanton burimet e rritjes ekonomike.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financve miratoi projektrezolutën me rekomandimet për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë  ku u përfshi edhe kërkesa për një kujdes më të shtuar ndaj shvlerësimit të euros. Aktualisht 1 euro po shkëmbehet në kursin e këmbimit valutor me 128.7 lekë dhe parashikimet janë për një dobësim në muajt e ardhshëm.

/Ora News.tv/