Përdorimi i euros në ekonominë shqiptare është 10% më i lartë se niveli i lejueshëm për përdorimin e dy monedhave në një ekonomi. Për ekspertët, marrja e masave të tilla është një fenomen që është bërë dhe në vendet e rajonit dhe është pozitive për forcimin e monedhës vendase.

Ardian Civici: Shqipëria është të paktën mbi 10% mbi nivelin maksimal të pranueshëm ose të lejueshëm për të pasur dy monedha. Dhe në këtë sens, po t'i dhënë hapësirë më të madhe politikës monetare për të krijuar më shumë mundësi për lekun, jo vetëm se është monedha jonë, por monedha me të cilën bëjmë politikat monetare, ndikojmë për investimet në ekonomi. 

Elvin Meka njohës i sistemit bankar në vend deklaron se masa është marrë në momentin e duhur por që kërkon kohë për të dhënë efekte

Elvin Meka: Duhet t'i jepet kohë për zbatim. Ajo që ka vlerë dhe rëndësi në këtë rast është se këto masa të ftillojnë.

Por a do të ketë kosto për bankat një masë e tillë?Ekspertët  argumentojnë se Banka e Shqipërisë do të ndërmarrë masa rregullative  dhe më tepër ndërgjegjësuese që në thelb nuk do të kenë një kosto financiare.

Civici: Janë disa shtrëngime qoftë për mënyrën se si mbahet kolaterali, qoftë me provigjonet.

Meka: Këto nuk janë masa me karakter represiv. Kanë të bëjnë me disa ndërhyrje rregullatore.

Banka e Shqipërisë synon që në kuadër të deeuroizimit të ulë përdorimin e euros në ekonominë shqiptare në mënyrë që politikat e saj në kuadër të nxitjes së kreditimit të jenë më efektive.

/Ora News.tv/