De Biasi shpall listën: Nuk ka asnjë eksod

De Biasi shpall listën: Nuk ka asnjë eksod

Trajneri i kombëtares hap zyrtarisht edhe rrugëtimin zyrtar eleminator për Botërorin e Rusisë. De Biazi shpalli sot listën e lojtarëve për miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe zyrtaren e 5 shtatorit me Maqedoninë. Kthehen Gjimshiti e Hyka, por edhe Manaj.  Listës i shtohet edhe portieri rezervë i Lacios, Thomas Strakosha. Në lidhje me largimet e kosovarëve, trajneri u shpreh:  'Asnjë eksod, ata shkuan aty ku deshën, kaq." 

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit De Biazi zbuloi në një konferencë  listën e emrave të tij në dispozicion për ndeshjen miqesore të Marokut dhe zyrtares së parë me Maqedoninë me 5 shtator në Loro Borici.

Tekniku italian tha se lista e skuadrës do të jetë e njëjtë, me përjashtim të Lorik Canës, i cili ka zgjedhur vetë të largohet nga Kombëtarja dhe Ajetit që do të mungojë për arsye shëndetësore.

"Cane me vullnet ka vendosur të largohet nga kombëtarja, duhet ta falenderoj për kontributin  e madh që ka dhënë"

De Biazi ka folur rreth ndeshjes miqësore me Marokun dhe grupit të eleminatorëve për botërorin Rusi 2018.

"Maroku është një ekip i përgatitur, madje në këtë moment është më e përgatitur se ne. Grupi i jonë është mjaft i vështirë, pasi kemi Italinë, Spanjën dhe Izrealin, por edhe ndeshja me Maqedoninë duhet vlerësuar dhe duhet të japim maksimumin sepse nëse dështojmë do të bëjmë një figurë të keqe para publikut.  Që nga ky cast duhet të punojmë për të krijuar skuadrën e re. Duhet të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme", u shpreh tekniku italian.

Trajneri i kombëtares tha gjithashtu se në dy ndeshjet e ardhshme skuadra do të jetë ajo që ka luajtur në Francë.

"Grupi është po ai i Francës. Tomas Strakosha nga data 3 shtator i bashkohet skuadrës si portier i katërt", theksoi De Biazi.

De Biasi i pyetur nga gazetarët se a do ta merrte Rashicën nëse do të kthej në kohë, trajneri u shpreh i bindur "jo".

LISTA E PLOTË

Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha, Thoma Strakosha

Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli, Frederik Veseli, Naser Aliji

Mesfushorë: Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Odise Roshi, Ergys Kaçe, Ermir Lenjani, Andi Lila, Jahmir Hyka

Sulmues: Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj

EMISIONET