De Biasi niset me mision të veçantë drejt Lisbonës

De Biasi niset me mision të veçantë drejt Lisbonës

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi do të jetë i pranishëm në Lisbonë për eventin e organizuar nga Shoqata Europiane e Trajnerëve që do të mbahet në datat 25 dhe 26 prill.

Edhe pse ende pa kontratë, Federata Italiane e Futbollit i ka besuar atij pjesëmarrjen në këtë seminar. Të pranishëm do të jenë presidentë dhe trajnerë nga të gjitha vendet që bëjnë pjesë në institucionin më të lartë të futbollit në kontinent, UEFA.

Tema e diskutimit do të jetë siguracionet, taksat dhe gjëra të tjera lidhur me trajnerët që drejtojnë skuadra jashtë vendit të tyre. Fokusi do të jetë tek trajnerët europianë që trajnojnë në Kinë.

EMISIONET