De Biasi: I kënaqur me lojtarët dhe rezultatin

De Biasi: I kënaqur me lojtarët dhe rezultatin

Të vdekurit numërohen në fund të betejës”, do të deklaronte trajneri De Biazi pas fitores së djeshme me Lihtenshteinin dhe që për momentin e gjen skuadrën e tij të parën në grup.

Në përfundim të sfidës me Lihtenshtejnin, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi deklaroi:

“Në lidhje me klasifikimin mund t’ju them se ndihem njësoj si para ndeshjes. Jam i lumtur për djemtë se jo shpesh Shqipëqria është e para, por mendoj se kalendari na ka favorizuar. Nga anët e mia thonë që të vdekurit numërohen në fund të betejës ndaj renditjen e shohim pas ndeshjes së të dielës. Do të ishte ndeshje e vështirë, duhet ta luanin në mënyrë të zgjuar dhe me ritmin e duhur dhe besoj se ja dolëm mbanë dhe pse mund të kishim një tjetër rezultat. Duhet ta fitonim me cdo kusht këtë ndeshje dhe duhet të luanim me shumë forca sulmuese dhe besoj se e bëmë dicka të tillë. Ishim sulmues në shumë momente të kësaj sfide dhe shpeshherë u shfaqëm të rrezikshëm. Ku nuk luanim ndërkohë siç e kishim parashikuar ndeshjen, atëherë hasnim vështirësi. Gjithsesi jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë. Do doja të kishte shënuar dhe Cikalleshi sepse një sulmues, goli e ndihmon gjithmonë.

Sa i përket vendit të parë në grup para Spanjës e Italisë, ndihem si përpara ndeshjes dhe jam i kënaqur për faktin që jemi të parët sepse jo shpesh herë ka ndodhur që Shqipëria të jetë e para në eliminatore, por nga anët e mia thuhet që të vdekurit numërohen në fund të betejës”, deklaroi traineri i cili tashmë duhet të hedhë karta të tjera në fushë, pasi përballë është Spanja.

Të djelën është tjetër “melodi” në eleminatoret e Botërorit, sepse vjen skuadra e cila do të kërkojë vendin e parë.

Italia luan në Maqedoni. Prova e parë reale, edhe pse diferencat në fushë janë të mëdha.

EMISIONET