De Biasi: Do të jetë si finalja e Europianit për ne

De Biasi: Do të jetë si finalja e Europianit për ne

Maqedonia ka vlerën e një finaleje europiani. Kështu u shpreh trajneri i skuadrës tonë përfaqësuese Gianni de Biasi duke specifikuar se nuk ekzistojnë më ndeshje të thjeshta dhe se mentaliteti me të cilin skuadra duhet të zbresë në fushë sot në mbrëmje duhet të jetë njësoj sikur të luhej për një trofe madhor.

De Biasi: “Unë besoj se ne duhet të përgatitemi më së miri për këtë ndeshje, në jetë nuk ka asgjë të thjeshtë, edhe europiani tregoi se skuadrat më pak të favorizuara mund të shkojnë larg. Ndeshje ndaj Maqedonisë do të jetë shumë e vështirë dhe ne duhet të zbresim në fushë njësoj sikur të ishte finalja e Europianit, nëse nuk hyjmë me këtë mentalitet, atëherë gabojmë.”

Tekniku 60 vjeçar pohoi se stafi ka analizuar me detaje kundërshtarin dhe se Shqipëria nuk ndjehet aspak nën presion.

“Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë kualifikuese. Të luash kundër ekipeve që kanë fituar botërore si Spanja e Italia është disi më e thjeshtë pasi lojtarët motivohen, problemi është tëmotivohesh kundër ekipeve që nuk kanë nivel shumë të lartë, prandaj ndaj Maqedonisë kërkoj përqëndim maksimal nga ana e lojtarëve të mi. Sido që të jetë rezultati rëndësi ka që skuadra të japë 101%. Nuk ndjehemi nën presion dhe jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona. E njohim Maqedoninë dhe e kemi analizuar, kanë një ekip të mirë dhe ne i respektojmë maksimalisht. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të zgjuar.”

Ndërkohë që kapiteni Ansi Agolli u shpreh se nuk ka ezistuar një çështje në lidhje me shiritin teksa deklaroi se objektivi në këtë takim është marrja e tre pikëve.

Kjo është përballja e 9 në histori mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ku kuqezinjtë kanë regjistruar vetëm një sukses.

EMISIONET