De Biasi: Diferencat me Spanjën të mëdha, do luajmë për fitore

De Biasi: Diferencat me Spanjën të mëdha, do luajmë për

Edhe pse komod në pozicionin aktual në grup, trajneri i kombëtares shqiptare Giani De Biasi është koshient se djemtë kuq e zi kanë përballë një kundërshtar tepër të forte nesër.

“Diferencat mes nesh dhe Spanjës të mëdha. Do bëjmë lojën tonë, të shohim deri në fund. Jemi në krye të grupit, kemi mundësi të japim akoma. Përballë Spanjës do të luajmë me nder dhe dinjitet” tha De Biasi në konferencën për mediat.

“Futbolli është çështje fushe jo çështje taktikash dhe skemash. Do maksimilizojmë të gjitha vlerat dhe aftësinë që kanë lojtarët tanë, do ti vendosim në fushë. Duke pasur objektiv një rezultat maksimal” shtoi trajneri.

De Biasi tha se mungesa e Sadikut do të ndihet në ekip, ndërsa pasiguri shprehu edhe mbi Kukelin.

De Biasi: Kukeli ka pasur një problem, nuk e di nëse do të jetë në gjendje të luajë nesër. Mund të jetë në stol, ne shpresojmë për më të mirën.

EMISIONET