De Biasi analizon Fiorentinën: Ka cilësi, ja pse po vuan Pjaca

De Biasi analizon Fiorentinën: Ka cilësi, ja pse po vuan Pjaca

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ishte i ftuari special këtë fundjavë në "La Domenica Sportiva" të RaiDue. Tekniku, i cili po shijon pushimet kishte në fokusin e tij Fiorentinën, e cila u mposht 1-0 nga Parma.

Në fjalën e tij, De Biasi deklaroi se Pioli dhe skuadra po bëjnë mirë, por ndaj Parmës mungoi fati.

"Cilësia është bërë nga lojtarët dhe për të shënuar gjithashtu varet nga distanca që ju goditni. Parma, megjithatë, ka qenë në gjendje të përfitojë nga hapësirat e lëna pas dhe një sulmues si Inglese nuk fal. Pioli do ta rikthejë këtë skuadër aty ku i takon, ndërsa sa i përket Pjaca, kroati po përjeton një kohë të vështirë."-përfundoi De Biasi.

Italiani është i papunë që prej nëntorit të vitit 2017, ku u shkarkua nga Alaves për rezultate të dobëta.

EMISIONET