Një reklamë ku merr pjesë David Beckham po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ai duket si një dhëndër seksi, por pranë tij nuk është Victoria.

Në rrugët e Londrës, David shihet pranë modeles kineze, AngelaBaby. Të dy janë pjesë e reklamës, ku do të prezantohen si një cift i sapomartuar.

Ata janë të përzgjedhurit e kompanisë "Londoner Macao", të cilët kanë menduar që të bëjnë një dasmë në rrugë për të promovuar produktet e tyre. Sigurisht që Victoria nuk është bërë aspak xheloze pasi e di që është thjesht punë.

/Ora News.tv/