Vera është stina e dashurive më të bukura. Gjithëpërfshirëse, intense, pasionante, edhe pse zakonisht zgjasin shumë pak. E mbase janë më të bukurat pikërish për këtë arsye.

Ndaj, nëse i jetojmë në mënyrën e duhur dhe i menaxhojmë siç duhet, kthehen në një eksperiencë së cilës nuk mund t'i thuash 'jo'.

Mjafton t'i lësh gjërat të rrjedhin pa patur pritshmëri të larta, por me ndonjë masë të vogël.

Bën mirë për autostimën - Të jesh e mikluar dhe e dëshiruar është gjithnjë ndjesi e këndshme.

Të bën të ndihesh e bukur dhe të rrit besimin në vetvete, ose ta rigjesh atë, të bën të kujdesesh për veten më shumë se zakonisht.

Mbi të gjitha të jep ndjesinë e harruar të 'fluturave në stomak'.

Të kapësh momentin - Nuk është e thënë që një histori dashurie që të na bëjë të lumtur, duhet  të zgjasë përgjithmonë: një flirt veror shpesh nuk arrin as në fund të pushimeve ose mbaron menjëherë më pak.

Në fund të fundit, e bukura qëndron pikërisht aty. E rëndësishmë është të jemi të vetëdijshëm dhe të mos kemi pritshmëri të ekzagjeruara: është e vërtetë që shumë çifte të konsoliduara kanë nisur marrëdhënien pikërisht kur ishin me pushime, por kjo ndodh rrallë.

Ndaj, fjala kyçe është: carpe diem (kap momentin), pa menduar shumë për atë që do të ndodhë më pas.

Nëse jemi në kërkim të një lidhjeje serioze, apo që do zgjasë përgjithmonë, më mirë hiqni dorë nga flirtet e verës.

Objektivi: Lehtësisht - Një flirt është shumë më mirë për të qëndruar në çift të lumtur, të kalosh mbrëmje apo netë zbavitëse, të darkosh, të vallëzosh nën yje dhe pse jo, të bësh dashuri.

Me siguri është e kundërta e asaj që jetojmë zakonisht: është momenti të mos humbasim rastin dhe të mbushemi me energji pozitive, duke jarruar preokupimet e zakonshme dhe atë malinkoli apo dëshpërim që mund të na pushtojë ndonjëherë, sidomos kur jemi single.

Le të përfshihemi në biseda jo shumë të thella dhe impenjative: për shembull të evitojmë të hjmë në detaje për vështirësitë e punës, problemet familjare apo raportet dashurore të sapo përfunduara që na kanë lënë zemër thyer.

Më mirë të shkëputemi nga përditshmëria dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi. Në këtë mënyrë do rikuperojmë më së mirë energjitë tona dhe do shijojmë maksimumin e pushimeve.

Pasion pa fund apo dashuri platonike? - Një nga gjërat më të bukura të marrëdhënieve verore është zbulimi i personit me të cilin lidhesh.

Mund të njohim një njeri pasionant, që na zbavit dhe na duket fantastik gjatë natës dhe që, në mëngjes, pasi përfundon 'magjepsja' nxjerr në pah tipin e tij të vërtetë dhe na lind dëshira t'ia mbathim.

Apo mund të bëjmë për vete një burrë që pas ca kohësh....nuk do ndahet nga ne dhe do na duhet shumë punë për 'ta hequr qafe'

Mund të përjetojmë edhe një dashuri platonike e cila nuk e kalon kufirin e netëve të gjata duke biseduar me të duke imagjinuar se ç'mund të ndodhte nëse do ishim më moskokëçarëse.

Në çdo rast, çdo histori do na lërë një kujtim, ndaj është edhe në dorën tonë për ta bërë sa më të bukur.

Pastaj, dihet: dashuritë e verës jetojnë më gjatë në kujtime, se në të vërtetë.

Kujdes! - Ekzistojnë 'dhurata të pakëndshme' që mund të lërë një histori dashurie verore, për të cilat ndërgjegjësohemi me vonesë dhe me pasoja, që në disa raste mund të jenë të rënda.

Rikthimi nga pushimet shënon një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe madje edhe shtatzani të padëshirueshme. Ndaj, kujtohuni gjithmonë të merrni me vete parandaluesit.

Po nëse zgjat? - Nuk është e thënë që një flirt veror të mos zgjasë përtej pushimeve. Nëse në fillim të lidhjes ndihemi shumë të përfshirë, nëse idea e ndarjes është e padurueshme për të dy dhe nëse distancat nuk janë problem, mund të provojmë ta zgjasim marrëdhënien.

Si gjithnjë, e rëndësishme është të mos kemi pritshmëri të mëdha: të shihemi hera herës edhe pas pushimeve dhe duke zbuluar tipin e 'tij' dita ditës. Ia vlen gjithsesi, të tentojmë.

Provojmë të ndajmë projektet dhe të kryqëzojmë gishtat e t'i lëmë gjërat të ndodhin...

/Ora News.tv/